EURO 2024/ Reteguin nuk mjafton! Anglia nuk e diskuton fitoren! ‘3 luanët’ mundin mes 3 golave Italinë në Napoli

ITALI- Anglia nuk e ka diskutuar fitoren përballë Italisë, në këtë ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ndonëse me një lojtar mangët, pasi Luke Shaë u ndëshkua me karton të kuq, kjo nuk i pengoi “3 luanët” të marrin 3 pikë mjaft të rëndësishme për ecurinë në kampionat.

Mjaftuan 13 minuta lojë dhe Declan Rice arriti të gjejë rrjetën. Sikur të mos mjaftonte, Harry Kane në minutën e 44 shënoi golin e avantazhit duke i dhënë qetësi anglezëve në lojën e tyre.

Në pjesën e dytë të takimit, italianët dolën më të karikuar nga dhomat e zhveshjesh dhe ishin në kërkim të fitores. Reteguin nuk fali para portës dhe arriti që të shënonte golin e parë pas asistit perfekt të Pelegrinit. Megjithatë, pavarësisht golit të Reteguin si debutues në minutën e 56, Italia nuk arriti të merrte një fitore.

Si përfundim, ajo u mposht 1-2 nga anglezët.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?



×

Lajmi i fundit

24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Ekspertët e kriminalistikës në banesë , pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Përmet

24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Ekspertët e kriminalistikës në banesë , pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Përmet