Angli/Panik pranë vendit ku u helmua Skripal, dy persona në gjendje kritike

Angli/Panik pranë vendit ku u helmua Skripal, dy persona në gjendje kritike

Salisbury, qyteza ku u helmua ish-spiuni rus, Sergei Skripal

Policia britanike ka njoftuar për një “incident të madh”, pasi dy persona i janë ekspozuar një substance të panjohur afër vendit ku ishte helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, transmeton Reuters.

Policia ka thënë përmes një deklarate se një burrë dhe një grua në të 40-at, janë në gjendje kritike pasi janë gjetur në Amesbury, 13 kilometra larg nga vendi ku ishin helmuar Skripalët më 4 mars. Policia ka izoluar zonën kur janë gjetur personat, pavarësisht se zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se rasti nuk besohet se përbën rrezik më të gjerë.

Zëvendës shefi i policisë Paul Mills tha: "Nuk besohet se ka rrezik shëndetësor për publikun"

Britania akuzon Rusinë për helmim të Skipalëve me agjent nervor Noviçok, derisa Moska kundërshton çdo keqbërje. Noviçok është krijuar në kohën e Luftës së Ftohtë, në mes të Rusisë dhe Perëndimit, çka ka ndikuar në dëbimin e qindra diplomatëve nga të dyja palët.

Sergei dhe Yulia Skripal ishin gjetur pa ndjenja afër një stoli në Salisbury dhe kanë kaluar javë të tëra duke marrë trajtim shëndetësor. Aktualisht ata janë liruar nga spitali, mirëpo mjekët ende nuk kanë dhënë detaje se si mund të ndikojë helmimi në shëndetin e tyre në të ardhmen./REL/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë