Anija e mallrave gati e përmbytur
kërcënon brigjet franceze

Një anije mallrash “Modern Press” është duke goditur bregun në jug-perëndim të Francës, por ende ekzistojnë shpresat se ajo mund të tërhiqet, duke mos prekur bregut, raporton BBC. 

Anija e cila po transporton 3600 ton lëndë drusore dhe makina gërmimi, tani është renditur në një kënd prej mes 40 dhe 50 gradë. Rreth 300 tonë karburant janë prezent brenda në anije dhe autoritetet franceze thonë do të merren masa emergjente për ta kthyer në gjendjen normale anijen. Autoritetet franceze deklarojnë se po përpiqen të tërheqin edhe sasinë e karburanti në mënyrë që të mos përhapet në det. 

Moderm Press ka që prej ditës së djeshme qe kërcënon bregun. Të 22 anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija, pasi ata lajmëruan autoritetet se kjo anije nuk ishte më e sigurt për të udhëtuar. Përpjekjet për të tërhequr anijen deri më tani kanë dështuar por, nëse ajo dështon përsëri, anija do të godasë bregun francez të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes. Moti i keq ka penguar përpjekjet e shpëtimit të saj deri më tani.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova