Vijojnë operacionet e shpëtimit në Brigjet e Kretës ku një ditë më parë u përmbys një barkë me rreth 700 emigrantë. Deri më tani mësohet se janë shpëtuar rreth 350 persona dhe janë gjetur 9 trupa të pajetë.

Autoritetet greke vijojnë të jenë  të përfshira në një operacion të madh shpëtimi ku janë vënë në kërkim  4 anije dhe 2 helikopter. Organizata ndërkombëtare e migracionit bën me dije se në bord kishte të paktën 700 persona dhe se  barka e ishte rreth 25 metra.

Ende nuk ka të dhëna të sakta sa i përket origjinës së barkës, por informacionet e para flasin se mund të ketë ardhur nga Libia, Egjipti apo Turqia dhe destinacioni i tyre mund të ishte Italia. Por nuk përjashtohet mundësia  që skafistët të kishin synim Greqinë  duke anashkaluar patrullat e Natos të vendosura në veri. Pak dite më parë një grup me 113 emigrantë  më së shumti Afgan, zbarkuan në ishullin e Kretës.

Ndërsa Autoritetet Italiane kanë shpëtuar  rreth 13 mijë  persona brenda një jave.  Ndërkohë që kriza e emigrantëve vijon. Amnesty International i ka kërkuar BE që azilkërkuesit të mos kthehen në Turqi pasi nuk do të marrin mbrojtjen e parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar  mes Bashkimit Europian dhe qeverisë Turke.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)