Një anije e NATO-s, me flamur italian, ka qëndruar për tre ditë në qytetin e Vlorës në kuadër të një misioni inspektimi të gazsjellësit TAP, i cili kalon drejt Italisë.
Burime bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikime dhe monitorime teknike përgjatë segmentit detar të gazsjellësit, pjesë e rëndësishme e infrastrukturës energjetike në rajon.
Mësohet se ditën e sotme misioni ka përfunduar, ndërsa anija pritet të largohet nga porti i Vlorës në orët në vijim.
Komento
Komente










