Autoritetet egjiptiane konfirmojnë se është kapur një sinjal i kutisë së zezë të avionit Egypt Air i rrëzuar në ujrat e mesdheut në 19 maj.

Airbus A 320 ishte nisur nga parisi drejt kajros me 66 persona në bord.

Sinjali është kapur nga anija franceze La place A793 e cila po merret me operacionin e kërkimit. Një tjetër anije e cila është e pajisur me robotët e specializuar për të gjeturë kutitë e zeza do të shkojë në vendngjarje.

Krahas autoriteteve egjiptiane lajmi i sinjalizimit të kutive të zeza konfirmohet edhe nga zyra franceze që merret me hetimet.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)