Anija gjermane që lëviz në Mesdhe, shpëtohen qindra emigrantë nga rreziku në det të hapur

 Anija gjermane që lëviz në Mesdhe, shpëtohen qindra emigrantë nga rreziku në det të hapur

Foto nga emigrantët e shpëtuar

Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtuar në Detin Mesdhe edhe rreth 100 migrantë të tjerë, kur një gomone ishte në rrezik të fundosej. Ky ka qenë misioni i pestë i shpëtimit brenda tre ditëve të fundit, bënë të ditur organizatorët gjermanë të aksionit të shpëtimit. Në anijën Sea-Watch 3 së bashku me të shpëtuarit e fundit gjenden tani 446 migrantë, mes tyre edhe një foshnjë dy javëshe dhe një shtatzënë. Të gjithë të shpëtuarit kanë marrë kujdes shëndetësor, thuhet nga organizatorët.

Në kërkim të portit të sigurtë

Se në cilin port do të zbarkojnë migrantët nuk dihet ende. Në të shkuarën anijet e shpëtimit të organizatave private humanitare duhet të prisnin me ditë derisa të ankoronin në një port europian. Natën e Krishtlindjeve 223 vetë mundën të largoheshin nga anija e shpëtimit "Sea- Eye 4". Pas "tetë ditësh të vështira", bëri të ditur organizata gjermane, Sea-Eye, të shpëtuarit mund të dilnin në portin e Pocalo në Siçili.

Kalimi i i Mesdheut konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë për refugjatët. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM ka bërë fjalë se këtë vit 1900 vetë janë mbytur ose janë zhdukur në Mesdhe në përpjekje për të ardhur në Europë. Shifra e errët mendohet, se është shumë më e lartë./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)