Një denoncim ka ardhur nga një gazetar në redaksinë e Shqiptarja.com, ku thuhet se një anije me turistë ka mbërritur pranë brigjeve të Sarandës por nuk është ankoruar dot për shkak të dallgëve. Gazetari, Viktor Avdia shkruan se ëndrra e mijërave turistëve për të parë qytetin por edhe Parkun Kombëtar të Butrinit nuk u realizua dot. Më pas gazetari vijon duke thënë se tursitët ishin irrituar kur kishin marrë vesh se nuk do të zbrisnin në Sarandë.
Denoncimi i plotë i ardhur në aplikacionin e Whatsapp në Shqiptarja.com:
"Në qytetin e Sarandës ,ëndërra e mijra turistëve për të parë këtë qytet por edhe Parkun Kombetar të Butrintit u nderpre ne mes. Ata nuk zbritën dot në tokë nga anija kruazier pasi kishte shumë dallgë dhe anija nuk mund të ankorohet në kalatën e portit . Edhe pse janë investuar miliona euro porti i Sarandës ankoron vetëm anijë të vogla dhe nuk është shpjeguar kurrë pse nuk u realizua një gjë e tillë në dhjetra investime të bëra ne këtë port turistik.Sot anija kruaziere MSC Lirika si gjithmonë ,u detyrua të qëndronte qindra metra larg portit në mes të dallgëve duke e bërë të pamundur zbritjen e turistëve me anije të vogla në tokë .Sipas burimeve nga brenda anijes , turistët janë irrituar sepse më parë ju ishtë thënë që mund të zbrisnin në Sarandë por që kushtet e portit lënë për të dëshiruar kur bëhet fjalë për kruaziera turistike. Edhe kur mijra vizitorë na vijnë në derë të shtëpisë ,ne nuk kemi ndërtuar ende një port që ti mirëpres ata ,dhe tu sigurojë të paktën zbritjen në tokë" shkruan gazetari.
Ndërkohë korrespondenti i ReportTv, Limoz Didani bën me dije se 'crociera' në fjalë nuk ka mbetur e bllokuar por turistët nuk kanë preferuar të zbresin nga aty për shkak se do u duhej të bënin një udhëtim të gjatë me varka për të mbërritur në breg, ndërsa crocieri që ata udhëtonin nuk ankorohej dot në port. Ndërkohë Shqiptarja.com ka siguruar itinerarin e crocierës, ajo është nisur nga Mykonos në Greqi dhe është afruar në brigjet e Sarandës siç mund ta shikoni edhe nga harta ndërsa destinacioni i radhës ëshë Dubrovniku në Kroaci.
Komento