Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se pas konstatimit të përfshirjes nga flakët të një anije pranë Portit të Durrësit, është evakuuar në kohë ekuipazhi i anijes, duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.
“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare "KLEDES MARY". Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”- thuhet në njoftimin e ministrisë.
Lajmi kryesor:
Përfshihet nga flakët anija e mallrave me flamur panamez pranë Portit të Durrësit! Ministria e Mbrojtjes: Evakuuam në kohë ekuipazhin (VIDEO)










