Një anije mallrash gjysmë e përmbysur, e cila po lundron në brigjet e Atlantikut, mund të përplaset në brigjet jug-perëndimore të Francës.Anija në bordin e saj ka afro 3600 ton lëndë drusore, makineri të industrisë së ndërtimit, si dhe 300 ton lëndë djegëse. Një gjë e tillë ka shqetësuar edhe ambientalistët, pasi në rast se mjeti lundrues do të përplaset në brigjet e Francës, pasojat mund të rezultojnë fatale për ekosistemin.