Anija shqiptare 'Oriku' shpëton 111 emigrantë në detin Egje, tre misione intensive gjatë natës (VIDEO)

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me tre misione shpëtimit gjatë mbrëmjes së djeshme. Operacionet janë zhvilluar në misionin në detin Egje, ku janë shpëtuar 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë. Ata janë shpëtuar brenda pak orësh gjatë mbrëmjes së djeshme në ujrat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf dhe rrezikonin dhe u janë dorëzuar Rojës Bregdetare turke.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila shkruan: Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.
111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.


Kjo nuk është hera e parë që anijet shqiptare shpëtojnë emigrantë të huaj në misionin e tyre në Detin Egje. Kujtojmë se mijëra emigrantë që ikin nga vendet e tyre kryesisht nga Siria janë mbytur në detin Egje gjatë tentativave për të kaluar në Gre, Itali apo vende të tjera të Europës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raqi: 21/09/2019 10:27

    Spo shof ndonje orik aty une, ndoshta oriku ka filmuar operacionin e shpetim it qe ka kryer gomonja turke!!!

    Përgjigju
    • saimir: 21/09/2019 12:03

      oriki ka evidentuar barkat dhe ka njoftuar palen turke. vete oriku eshte anije e rojes bregdetare dhe nuk as kapacitet shpetimi dhe as autoritet per te marre emigrante me bord

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?