Anija turistike pësoi defekt në Karaburun, shpëtohen italianët dhe shqiptarët, komandanti: Ishin alarmuar

VLORE-Një anije turistike me italianë dhe shqiptarë në bord është shpëtuar nga Roja Bregdetare në Vlorë pasi pësoi defekt në Karaburun. Report Tv siguron pamjet e anijes turistike.

Roja Bregdetare u sinjalizua në orën 18:15, ndërsa ndërhyri me shpejtësi dhe në 18:50 turistët shqiptarë dhe italianë që ishin në bord u shpëtuan. Në 19:00 anija u imbarkua në portin e Vlorës, ku të gjithë turistët janë në gjendje të mirë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë Armand Xhelili raporton se anija kishte probleme me sistemin e helikave e zhurma dhe si pasojë kishte humbur shpejtësinë duke mbetur në Karaburun.

Komandanti i anijes së shpëtimit Erald Haskocelaj tregoi si morën njoftimin ndërsa turistët ishin të alarmuar.

"Morëm njoftim që mjeti në afërsi të Karaburunit kishte probleme. U njoftuam se turistët ishin alarmuar. Menjëherë me policinë kufitare i dhamë ndihmën mjetit dhe turistët janë larguar me një tjetër anije turistike dhe anija 'Esperenca' vijoi imbarkimin në portin e Vlorës ku iu bë kontrolli" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë