“Duke punuar me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, po dërgojmë një anije-spital në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë persona të sëmurë dhe të pashërbyer. Është rrugës.” Kështu shprehet Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke bashkëngjitur në postimin e tij imazhin e një anijeje spitalore që mban flamurin amerikan.
?????? pic.twitter.com/VQmnGQnepz
— The White House (@WhiteHouse) February 22, 2026
Objektivi gjeopolitik
Presidenti ka emëruar Landry si të dërguar të posaçëm për Groenlandën. Ajo që për presidentin Trump është tashmë pothuajse një obsesion. Mes përplasjesh dhe deklaratash në kufijtë e kolonializmit, prej muajsh tashmë "kryefamiljari" i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë të qartë synimin e tij për të marrë në zotërim, në mos për ta “blerë”, Groenlandën, duke e vënë nën kontrollin amerikan në funksion të strategjive gjeopolitike dhe të mbrojtjes, por jo vetëm. Shfrytëzimi i nëntokës është një nga arsyet e shumta që SHBA-të paraqesin për këtë nismë të pazakontë.
Komente












DJT should focus on his own sick hospital / medicine system in the US.
PërgjigjuPo ti lere anijen ne brigjet amerikane mer merhum,se ju e keni sistemin shendetesor katastrofe.Per te tille gje mos u mer fare me europen meru me qytetet e tua qe jane si vend kufomash kunke frike me ec ne rruge.Te paska kap halli se Danimarka nuknka sistem shendetesor te mire?Ne EU ata qe nuk shkojne ke doktorri thjesht nuk duan me shku,ne USA do ta bej mend mire kur i dhemb gishti,prandaj he te keqen meru me gropat tuaja andej nga je,leri problemet e europes e Danimarkes!
Përgjigju