Durres Në pritje të mbërritjes së anijeve me kontejnerë me lëndë të dyshuara të rrezikshme, Partia Demokratike zhvilloi një protestë pranë portit të Durrësit. Demokratët akuzuan se kryeministri Edi Rama kërkon të manipulojë lëndën që ndodhet brenda anijeve, që po kthehen drejt vendit tonë ndërsa kërkojnë transparencë me atë se çfarë do të bëhet me këto mbetje. 

Protesta u thirr pasi fillimisht opozita deklaroi se mbetjet mund të mbërrijnë gjatë mesditës së sotme, por më pas njoftoi se është informuar se anijet pritet të mbërrijnë në port mëngjesin e së hënës (28 tetor) 

Më shumë se 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme, që ndodhen në 102 kontejnerë qw ishin nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës do të vijnë në portin e Durrësit përmes portit italian të Gioia Tauro. Dyshohet se kontejnerët janë të mbushur me pluhur furre së çelikut i mbledhur nga kompania Kurum.