Anijet me mbetje kthehen të dielën në Durrës, PD protestë: Nuk do të lejojmë manipulimin në testimin e mbetjeve

Anijet me mbetje kthehen të dielën në Durrës, PD protestë: Nuk do të lejojmë manipulimin në testimin e mbetjeve

Grigels Muçollari

Të dielën, mbetjet e dyshuara të rrezikshme, 2 anijet e kthyera nga Tajlanda pritet të kthehen në Portin e Durrësit. Partia Demokratike ka thirrur një protestë, për të mos lejuar qeverinë që për të dytën herë të manipulojë testimin e lëndëve toksike.

PD thotë se Rama synon të largojë përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar dhe të manipulojë të vërtetën. 

“Anijet kthehen të dielën më 27 tetor. Ato do të jenë të ankoruara në Durrës, aty ku u ngarkuan me 102 kontejnerë, për të cilat Rrjeti i Bazelit lëshoi alarmin se janë lëndë të rrezikshme.

Kjo organizatë, më e specializuara për lëndët toksike, ka dyshime se qeveria mund të manipulojë me testimin, dhe në dy letra radhazi i ka kërkuar qeverisë të garantojë një proces transparent dhe në sytë e publikut.

Partia Demokratike e di mirë se Edi Rama do të bëjë gjithçka për të larguar përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar, dhe do të bëjë gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

Po ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar.

Shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë.

Të dielën në Durrës ora 11:00, e në vijim, mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment të transparencës”, tha Muçollari.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?