TIRANE - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, urdhëron pezullimin e zv/drejtorit të policisë së Durrësit Artan Hasanaj. Pezullimi është kryer menjëherë pas bllokimit të dy anijeve të cilat do të ktheheshin për skrap brenda portit të Durrësit.
Pas denoncimit Ministri i Brendshëm Tahiri ndërhyri duke dërguar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të pezulluar procesin e kthimit në skrap.
Dy anijet janë sjellë nga porti i Kroacisë në portin e Durrësit për llogari të kompanisë “KURUM” për ti shkatërruar më pas të dërgohen për shkrirje në Metalurgjikun e Elbasanit.
Pezullimi i zv/drejtorit Hasanaj i cili mbulon sektorin e krimit ekonomik është bërë me argumentin se "ai duhej të kishte ndërhyrë për të ndaluar procesin e kthimit në skrap.
Redaskia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com