Doktoresha Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle, është shprehur dje se “të merresh politikisht me 21 janarin është cinizëm në rastin më të mire”. “Të mos bërit drejtësi për 21 janarin, na e bën edhe më të vështirë rrugëtimin drejt progresit të vendit me ju të politikes, cinike deri në dhimbje. Keni varrosur njëherë e përgjithmonë 4 të pafajshëm, dhe rivrisni çdo 21 janar shpresën dhe ëndrrën e atyre që besojnë në shtetin e së drejtës”, Rrini larg kësaj date për sa kohe nuk keni këllqe për të bërë drejtësi”, shkruan Dokle në Facebook.
/Shqiptarja.com







