Aniston dhe Theroux deklarojnë
ndarjen e tyre!
Çifti është përpjekur ta mbajë të fshehtë vendimin e tij, pasi “industria e thashethemeve”, siç u shprehen ata, e ka të pamundur t’i rezistojë një mundësie për të spekuluar dhe shpikur. “Ne donim ta përcillnim të vërtetën siç është, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo gjë arrihet vetëm duke e deklaruar vetë vendimin që morëm”.
Jemi mësuar me ndarjen e çifteve të famshme në Hollywood, e megjithatë ky fenomen vijon të na bëjë përshtypje. Kjo ndodh sidomos në rastet e çifteve që i kemi konsideruar si “perfekt”, siç ka ndodhur me rastin Aniston – Theroux.
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë deklaruar ndarjen e tyre. Ndarja ka ndodhur që në fund të vitit që shkoi.
Çifti është përpjekur ta mbajë të fshehtë vendimin e tij, pasi “industria e thashethemeve”, siç u shprehen ata, e ka të pamundur t’i rezistojë një mundësie për të spekuluar dhe shpikur. “Ne donim ta përcillnim të vërtetën siç është, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo gjë arrihet vetëm duke e deklaruar vetë vendimin që morëm”.
Çifti thotë se vendimi ishte i ndërsjellë. Ata janë ndarë me mirëkuptim, në fund të vitit të kaluar. "Ne jemi dy miq të mirë që kanë vendosur të ndahen si çift, por natyrshëm do të vazhdojmë të jemi miq të dashur".
Mes të tjerash, ata hedhin poshtë të gjitha shpifjet dhe aludimet që janë bërë rreth tyre kohët e fundit. Thashethemet mbi marrëdhënien midis çiftit i quajnë “imagjinare” dhe theksojnë faktin që ata ushqejnë respekt dhe dashuri të thellë për njëri – tjetrin.
Theroux dhe Aniston janë njohur gjatë xhirimeve të filmit "Wanderlust" në vitin 2011. Për Theroux, kjo ishte martesa e parë dhe e dyta për Aniston. Ajo ka qenë e martuar më parë me aktorin Brad Pit, për pesë vjet.
Në një botim të kohëve të fundit të Architectural Digest, Aniston foli për jetën e tyre së bashku.
"Një herë e një kohë, mendoja se kishte diçka romantike tek udhëtimet e befta që ndërmerrja çdo tre muaj. Tani jam bërë më e përmbajtur dhe specifike në raport me projektet që ndërmarr”, tha ajo për revistën, duke shtuar: "Tani përkujdesem për burrin, qentë dhe shtëpinë tonë. Nuk dua të jem askund tjetër!"
Aniston pritet të jetë ylli i ardhshëm i disa serive romantike me Reese Witherspoon.
Jeta vazhdon për Aniston, pikërisht ashtu siç jemi mësuar ta shohim në disa prej filmave ku ka qenë protagoniste: të suksesshme dhe të pavarur.
d.gj/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1560
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26