Aktorja e famshme dhe bukuroshe Jennifer Aniston është fejuar zyrtarisht me aktorin Justin Theroux. Propozimi nga ana e aktorit ka ndodhur pikërisht gjatë festimit të ditëlindjes së tij.
Sipas mediave të huaja, Justin Theroux festoi një ditëlindje të jashtëzakonshme ku dhe ka marrë dhuratën më të bukur në jetë në çastin e propozimit të të dashurës së tij.
Lumturia e tij ka qenë edhe më e madhe në momentin kur ajo e ka pranuar. Në 2005 Aniston u divorcua nga bashkëshorti i saj Brad Pitt, i cili këto ditë është duke planifikuar martesën me aktoren Angelina Jolie.
Mesa duket Aniston e ka hedhur përfundimisht pas krahëve historinë me Pitt dhe duket mjaft e lumtur në lidhjen e saj me Theroux.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com