Aniston shtatzënë? Po barku?

Aniston shtatzënë? Po barku?
Shtatzënë? Po barku ku përfundoi? Me këtë pyetje mediat amerikane kanë zbuluar më në fund se shtatzënia e Jennifer Aniston mund të jetë një sajesë e çastit e nxitur nga lajmi mbi shtatzëninë e Angelina Jolie. Aktorja është fotografuar nga paparacët në fundjavë krah të dashurit të saj, Justin Theroux, por nuk është vënë re asnjë bark i fryrë, nga sa mendohej. U përfol se ishte 6 muajshme shtatzënë, por në fakt fotot tregojnë se në fakt nuk ka asnjë shenjë të shtatzënisë. Mendohet se lajmi është një spekulim nga ana e menaxherit të aktores, i cili e nxiti atë të refuzonte një kontratë muajin e shkuar për të mos marrë pjesë në një xhirim. Por në fakt nuk kuptohet një gjë: nëse Aniston do të bëjë pushime, përse shpik kësi historish, që lënë vend për kaq shumë debate?

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime