Ankara, Erdogan konfirmon se do të
nisë një ofensivë kundër terrorizmit

Ankara, Erdogan konfirmon se do të<br />nisë një ofensivë kundër terrorizmit
Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të ndërmarrë operacione të tjera kundër terrorizmit.
 
Gjatë një mitingu të zhvilluar në Trabzon presidenti Erdogan, ka kërcënuar të ashtëquajturin Shteti Islamik, duke thënë se pavarsisht përfundimit të misionit të trupave turke në Siri, Turqia do nisë sulme të reja në pranverë.
 
Por nuk është çështja për t’u ndalur, na mbetet shumë rrugë për të bërë. Ne po bëjmë përgatitje për operacione të reja në rajone të tjera për të arritur në zonat e terroristëve. Ne do t’u vendosim emra të rinj operacioneve të reja”, ka shtuar ai
 
Erdogan ka konfirmuar dhe njëhere pjesmarrjen në luftë kundër terrorizmit në krah të aleatëve por duke mos përfshirë milicët Kurdë pasi këta të fundit konsiderohen si grup terrorist nga Turqia.
 
“Faza e parë, operacioni “Mburoja e Eufratit” ndërmarrë për eliminimin e terroriztëve të al-Bab, përfundoi. Por do të ketë të tjera më pas”, është shprehur presidenti turk.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane