TURQI - Kryeministri i zgjedhur Edi Rama po i shfrytëzon ditët para nisjes së detyrës zyrtarisht në shtator me takime në vende të ndryshme. Pas Londrës dhe Italisë, Rama ka shfrytëzuar promovimin e librit “Kurban” në gjuhën turke, për t’u takuar më pas me kryeministrin turk Taip Erdogan dhe personalitete të tjerë të kabinetit “Erdogan”.
Rama, i shoqëruar edhe nga disa prej ministrave të rinj të emëruar prej tij, ka kërkuar të krijojë terrenin e përshtatshëm për një bashkëpunim ekonomik në të ardhmen e afërt. Ekonomia duket se do të mbajë prioritetin e kabinetit “Rama”. Në Tuitter Rama shkruante:
“Rreth 2 orë e 30 minunta me kryeministrin Erdogan e një sërë ministrash të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer”
Një ditë më parë, kryeministri në pritje Edi Rama në një intervistë për rrjetin CNN në gjuhën turke - intervistë e realizuar nga drejtoresha e lajmeve ndërkombëtare e këtij televizioni në Stamboll, Hande Asik (me gjyshe shqiptare, tregoi Rama në Facebook) - ku Rama e cilësoi Ankaranë si një ndër partnerët me strategjikë të Shqipërisë dhe shpjegoi projektet e tij në qeverisjen e re dhe përvojën si kryebashkiak i Tiranës. Gjithashtu, u pyet edhe për botimin e librit "Kurban" në turqisht.
Gjatë intervistës, Rama tha se Partia Socialiste ka një projekt ambicioz për transformimin e Shqipërisë; sipas tij, bashkë me Italinë dhe Greqinë, Turqia do të jetë partner strategjik i Shqipërisë në fushat kryesore.
Ky është takimi i dytë mes dy liderëve Rama-Erdogan pas atij të para zgjedhjeve të 23 qershorit, në fund të muajit maj, po në Turqi.
Kohët e fundit Turqia ishte e përfshirë nga protestat, të cilat mesa duket edhe këtë herë u menaxhuan nga kryeministri Erdogan.
Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama në fushatë: Turqia, partner strategjik