/ATSH-AFP/ - Turqia do të nisë nesët në jug të vendit ndërtimin e centralit të parë bërthamor, një projekt që arrin vlerën e 19 miliardë eurove dhe marrë përsipër nga Rusia. Ai do të vihet në punë në vitin 2020 pavarësisht kundërshtimit të ekologjistëve.
Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz dhe kreu i agjencisë ruse të Energjisë Bërthamore (Rosatom), Serguei Kirienko morën pjesë, në qendrën Akkuyu, në provincën e Mersinit në bregdetin e Mesdheut, në një ceremoni për vendosjen e gurit të themelit për reaktorin e parë nga katër reaktorët e parashikuar me një fuqi prej 1 200 megavatësh secila.
"Nuk ka zhvillim në një vend pa energji bërthamore. Një Turqi që po zhvillohet nuk mund të bëjë pa këtë energji", deklaroi Yildiz.
Me qëllim për të shtuar furnizimin me energji dhe për të reduktuar varësinë energjitike përballë Rusisë apo Iranit, Turqia ndërmori një program ambicioz bërthamor, që parashikon ndërtimin e tre centraleve deri në 2030./
/Shqiptarja.com