ANKARA – Turqia nuk është përdorur për sulmet e koalicionit në Siri
ANKARA – As hapësira ajrore e Turqisë, as baza ajrore e Incirlikut nuk është përdorur për goditjet e koalicionit kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri, konfirmuan burime zyrtare turke. “Hapësira jonë ajrore dhe baza jonë nuk janë përdorur”, theksoi një prej burimeve në kushtet e anonimatit. Observatori sirian për të Drejtat e […]
ANKARA - As hapësira ajrore e Turqisë, as baza ajrore e Incirlikut nuk është përdorur për goditjet e koalicionit kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri, konfirmuan burime zyrtare turke.
"Hapësira jonë ajrore dhe baza jonë nuk janë përdorur", theksoi një prej burimeve në kushtet e anonimatit.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) konfirmoi nga ana e tij se avionët e ardhur nga Turqia kishin kryer sulme.
"Nuk është çështja që Turqia, hapësira e saj ajrore apo baza e Incirlikut të jenë përdorur për arsye operacionale gjatë sulmeve të koalicionit", nënvizoi një zyrtar i rrethit të kryeministrit, Ahmet Davutoglu
Këto goditje ajrore kanë shënjestruar pozicionet e xhihadistëve në rrethinat e qytetit kurd, Ain al-Arab, i rrethuar plotësisht nga grupi ekstremist, sipas ODSH.
Presioni i Shtetit Islamik në këto zona ka shkaktuar një fluks masiv prej 140 000 civilësh të larguar drejt Turqisë që prej javës së kaluar.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se Turqia mund të jepte një mbështetje ushtarake në operacionet kundër Isis.
"Ne do të japim mbështetjen e nevojshme për këtë operacion. Kjo mbështetje mund të jetë ushtarake dhe politike", theksoi presidenti turk në Nju Jork, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./ATSH/
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58.2%
-
Investigimet
20.6%
-
Lufta politike
21.2%
Vota total: 2440
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31