Ankaraja në gatishmëri:Alarm për
atentate terroriste gjatë Pashkëve

Ankaraja në gatishmëri:Alarm për<br />atentate terroriste gjatë Pashkëve
Policia turke bëri një paralajmërim mbi atentate të mundshme të grupit Shteti Islamik (ISIS) që synojnë kristianët dhe hebrenjtë gjatë fundjavës së Pashkëve në Turqi, njoftoi sot agjencia Anadoll.

“Ky alarm kombëtar paralajmëron për atentate që mund të shënjestrojnë kisha që festojnë Pashkët të dielën, por gjithashtu edhe sinagoga”, thekson agjencia zyrtare e lajmeve.

Policia paralajmëron se anëtarë të ISIS-it mund të kenë përgatitur sulme ndaj vendeve të kultit si dhe konsullatave apo ambasadave, në veçanti në Ankara, dhe se organizatat fetare jo myslimane duhet të jenë të vëmendëshme.atsh

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë