Turqia vendos të pezullojë Konventën Europiane për të drejtat e njeriut ashtu siç bëri Franca. Lajmi konfimohet nga zv/kryeministri në Ankara Numan Kurtulmus i cili vijon polemikën në distancë me Parisin. Madje gjatë një inteviste presidenti Erdogan e krahasoi gjendjen e shpallur të emergjencës dhe grushtin e Shtetit me sulmet terroriste në Francë.
Ai po ashtu sulmoi edhe ministrin e jashtëm francez Ayrault i cili pak ditë më parë u shpreh se Erdogan nuk mund të besoj se ka karta të bardha për të bërë atë çka duan pucistët.
Lajmi i pezullimit të Konventës Europiane vjen njëkohësisht me arrestimin në Stamboll të Orhan Kemal Cengiz, gazetar e mbi të gjitha avokat i të drejtave të njeriut dhe gruas së tij Sibel Hurtas edhe ajo reportere.Ndërkohë, trupi rregullator mediatike (ekuivalenti i AMA-s në Shqipëri) ka revokuar licencat e 24 radiove dhe kanaleve televizive, të akuzuara për lidhje me Gulenin.
Pas arrestimit, pezullimit dhe përndjekes së ushtarëve, zyrtarëve,arsimtarëve dhe gazetarëve “Amnesty International” është shprehur e shqetësuar sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com