Ankesat e bizneseve të jetës së natës, gjykata në Berlin rrëzon shtetrrethimin (VIDEO)

"Shtetrrethimi është pezulluar për momentin pasi gjykata e konsideron atë jo proporcional në funksion të masave të tjera të marra për të luftuar pandeminë",- tha një zëdhënës i Gjykatës Administrative në Berlin.

Vendimi  erdhi pas ankesave të një numri të madh biznesesh të cilët kanë kundërshtuar masat kufizuese të vendosura për shkak të rritjes së shifrave të Coronavirusit. Autoritetet në Berlin një javë më parë vendosën mbylljen e bareve dhe restoranteve nga ora 23:00 deri në orën gjashtë të mëngjesit.

Gjykata tha se nuk kishte asnjë provë se baret dhe restorantet të cilët respektonin rregullat  ekzistuese mbi mbajtjen e maskave dhe distancës, kontribuonin në shifrat e të prekurve me COVID 19.

Ishin 11 pronarë restorantesh të cilët kundërshtuan vendimin e qeverisë për mbyllje. Shumë prej tyre shprehen se kjo masë do të ishte katastrofike pas edhe pezullimit të pranverës. Ata theksojnë se është e pakuptueshme për ta në një kohë kur është hequr shtetrrethimi, atyre të mos u lejohet të shesin alkol pas orës 23.

Nga ana tjetër Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn theksoi edhe njëherë që frenimi i përhapjes së infeksioneve ishte jetik për të shmangur mbylljen totale te shkollave dhe bizneseve te tjera, edhe pse në këtë rast do t’u duhet që të sakrifikojnë jetën e natës.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha