Ministja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar sot rezultetat e Task forcës antikorrupsion të një jave. Në sitën e kontrollit kanë qenë institucione si Inspektoriati Qëndror Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Durrës ku janë rekomanduar 24 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna. Po ashtu janë kallëzuar penalisht edhe 2 punonjës të tjerë. Personat e shkarkuar nga pozicioni janë: 1 Drejtor, 1 inspektor, 3 përgjegjës sektori dhe 4 specialistë pranë Inspektoriatit Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Për rastet kur shkeljet e konstatuara janë në kufijtë e veprës penale, Task Forca Antikorrupsion ka kryer kallëzime penale për personat përgjegjës.
Të kallëzuar penalisht siç tha edhe ministrja Gjonaj janë:
“Ish- Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Qendër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me veprime dhe mosveprime në shkelje të hapur të ligjit - shkelje në procedurën e prokurimit të me objekt “Digjitalizimi i arkivit” të Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Si dhe Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega Durrës, e cila dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke kryer veprime konkrete në shkelje të ligjit nr.10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij. Po ashtu nga strukturat e policisë së shtetit, janë evidentuar 21 vepra penale në fushën e korrupsionit me 27 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët 4 të arrestuar apo ndaluar dhe 23 të proceduar në gjendje të lirë”.
“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve pranë Ministrit të Drejtësisë ka proceduar penalisht në Prokurori dy punonjëse pranë IEVP Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” si dhe ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 20 punonjës të tjerë në burgjet e Vaqarrit, Lezhës, Fierit dhe Sarandës. Po ashtu në rastin e bërë mediatik, lidhur me ndalimin e punonjëses të ZVRPP Devoll, e cila u denoncua në media pasi i mori rryshfet një qytetari për një shërbim publik, u shkarkua menjëherë nga detyra. Falë bashkëpunimit me Task Forcën Antikorrupsion dhe Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, u mor masa e sigurisë arrest me burg, për një ish-jurist i ZVRPP Fier, i kallzuar penalisht për “Korrupsion pasiv”, që në muajin maj të këtij viti. E gjithë vëmendja për qytetarët, nuk është thjesht një slogan, por është parimi mbi të cilin kemi vendosur të mbështesim qeverisjen tonë”,- tha ministrja Gjonaj.
Si keto lajme duhet t shohim perdit o vlla. Pse sdalin dhe ministrat e tjere te bejne raportin e punonjesove, se aty duket puna e qeverise
PërgjigjuGjeja me e mire qe po beni. Duhet pak vullnet per ta bere administraten profesioniste dhe mesa po shohim i jeni futur punes
PërgjigjuIsha para dy ditesh ne hipotek dhe ka ndryshuar dhe sjellja e punonjesove me njerzit. Bravo per punen sepse duhen me shume njerez qe dine t sillen dhe t punojne ne menyre te drejtee
PërgjigjuDuhen shkarkuar dhe burgosur ca nga keta, se ja pine gjakun shiptareve. bravo per vullnetin per te pastruar administraten
PërgjigjuUn nuk e besoj kete grua, 1 er ne jav del dhe thot kam shkarkur kaq njeres dhe ndiqen penalisht? Cuditem se kjo nuk nxjer as nje prov vetem thot bera kete gje, i don't trust her
PërgjigjuPo nuk do ti nxjerri ty provat o Loni, nuk je prokurori ti. Ajo bën kallëzimin bazuar në provat e mbledhura, është prokuroria pastaj ajo qe vlerëson nëse provat kanë baza e me pas te arrestojë