Ankesat/Kushtetuesja do shprehet
për 4 çështje të debatuara politikisht

Ankesat/Kushtetuesja do shprehet<br />për 4 çështje të debatuara politikisht
Të paktën katër çështje që kanë qenë pjesë e debatit të nxehtë politike do të jenë  këto ditë në tryezën e trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Këtë të martë Gjykata Kushtetuese shqyrtoi mbi bazë dokumente dhe kërkesën e kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i cili kërkoi shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të kolegjit penale të Gjykatës së Lartë e cila e dënoi me gjobë 200 mijë lekë të reja për shpifje ndaj kryeministrit. 
 
Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë pa praninë e palëve këtë kërkesë të demokratit Edi Paloka i cili kërkoi pezullimin e  vendimit të Gjykatës së Lartë.
 
E ndërkaq, javën e ardhshme do të përcaktohet nga kushtetuesja edhe fati i mandatit të deputetit të PS, Koço Kokëdhima.
 
Në kalendarin zyrtar të saj, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën 20 prill për të shqyrtuar kërkesën e kuvendit me objekt konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të zotit Koço Kokëdhima.
 
Séanca e cila pritet të zhvillohet në orën 10 do të jetë e hapur e do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuar, Kuvendi i Shqipërisë, Partia Demokratike, vetë deputeti Kokëdhima përmes avokatit të tij.
 
Mandati i deputetit Kokëdhima u kthye në një betejë politike  mes opozitës dhe mazhorancës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i kërkoi kuvendit që këtë çështje ta shqyrtojë  gjykata në themel.
 
Por ky debat politik u finalizua me votimin në seancën e 10 marsit të kërkesës së demokratëve për të zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese.
 
Ndërkaq dy çështje të tjera që kanë marrë vëmendje në debatin publik pas vendimeve të mazhorancës në kuvend, ligji i pronave  dhe ai i mediave audiovizive do të shqyrtohen javën e ardhshme nga trupa e Gjykatës Kushtetuese. Për ligjin e  pronave i është drejtuar kushtetueses jo vetëm Presidenti, por edhe Partia Republikane si dhe shoqata të ndryshme të pronarëve.
 
Në kërkesë parashtrohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën, i ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave  si dhe pezullimi i zbatimit të tij  deri në momentin kur të shprehet  gjykata.
 
Ndërkaq  shoqata e mediave elektronike i është drejtuar këtij institucioni me kërkesën për shpalljen si të i papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 62, të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë.
 
Kështu, me sa duket beteja politike e opozitës në parlament do të zhvendoset në tryezën e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi