Anketa, INSTAT: 90% e kompanive
në Shqipëri më pak se 4 punonjës

Anketa, INSTAT: 90% e kompanive<br />në Shqipëri më pak se 4 punonjës
TIRANE- Ekonomia shqiptare dominohet nga ndërmarrjet e vogla të cilat përbëjnë thuajse 90% të subjekteve aktivë. Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2013 ishte 84.790 duke u rritur me 1,4 përqind krahasuar me vitin 2012. Të dhënat vijnë përmes Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve Ekonomike 2013, të publikuar dje nga Instituti i Statistikave.

“Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë zënë 43,3 përqind, ndërsa sipas madhësisë, ndërmarrjet me 1-4 të punësuar mbizotërojnë me 89,4 përqind ku prodhuesit e shërbimeve zënë 78,9 përqind”, thekson INSTAT në raportin përfundimtar të anketës.

344.528 persona
Në ndërmarrjet ekonomike, rezultuar aktive gjatë vitit 2013, janë punësuar 344.528 persona. Ndërmarrjet me 80 e më shumë të punësuar kanë 31,5 përqind të numrit gjithsej të të punësuarve, të cilët realizuan 38,6 përqind të shitjeve neto dhe kryen 53,9 përqind të investimeve. Në këtë grup ndërmarrjesh, (prej 80 e më shumë të punësuar), dominojnë prodhuesit e të mirave përkundrejt ndërmarrjeve prodhuese të shërbimeve për numrin e ndërmarrjeve aktive (57,5 përqind), numrin e të punësuarve (56,7 përqind) dhe investimeve të realizuara (60,5 përqind).

Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë 34,5 përqind të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 15,9 përqind të shitjeve neto. Ndërmarrjet e vogla janë dominuese në prodhuesit e shërbimeve përkundrejt prodhuesve të të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (88,3 përqind), numrin e të punësuarve (86,3 përqind) dhe shitjeve neto (85,4 përqind).

Sektorët
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, 85,3 përqind, operojnë në aktivitetet e shërbimeve dhe kryesisht në sektorin e tregtisë (ku përfshihen, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve). Në tregti operojnë 43,3 përqind e ndërmarrjeve të cilat përbëjnë 48,7 përqind të shitjeve neto nga të gjitha ndërmarrjet së bashku.

Në rritjen gjithsej prej 5,8 përqind, ndërrmarrjet tregtare kanë kontribuar me 4,7 përqind. Të punësuarit në tregti zënë 26,0 përqind të numrit të të punësuarve gjithsej. Në tregti është investuar vetëm 15,0 përqind e vlerës gjithsej të investimeve të kryera në të gjithë aktivitetet ekonomike të mbuluara në vrojtim.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri