Anketimi i fundvitit, ja sa e duan
shtetet europiane qendrimin në BE

Anketimi i fundvitit, ja sa e duan<br />shtetet europiane qendrimin në BE
Në një anketim të publikuar këtë javë rreth dëshirës që kanë shtetet e Bashkimit Europian për të qëndruar ose jo në Union, rezulton se BE me gjithë problemet që ka mbetet zgjidhja e vetme për europianët.
 
Në raportin e publikuar nga IPPR thuhet se Brexit është “arma e qitjes së një dekade përqarje”.
 
Me këtë mendje nuk është surprizuese se të gjitha vendet në Europë duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe do të votonin për të qëndruar nëse do të kishte një referendum tani.
 
Ky rezultat vjen sipas sondazhit të zhvilluar në fundvit me 14.000 të anketuar nga 13 vende.

Mesatarisht 64 për qind e njerëzve në të gjitha vendet e BE votojnë për të qëndruar në Bashkimin Europian.

Në Spanjë dhe Irlandë ky numër është 80 për qind ndërsa në Danimarkë dhe Gjermani dëshira për të qëndruar është 75 për qind.

Britania e Madhe edhe pse tashmë po ndjek procedurat për t’u shkëputur nga BE mbi bazë të këtij anketimi duket se britanikët dëshirojnë të qëndrojë në BE me 54 për qind.

Sipas këtij anketimi gjithashtu rezulton se ndjenja anti-BE kanë rënë ndjeshëm në disa vende.

Në Irlanda dhe Gjermani përqindja e njerëzve të cilët do të votonin për të qëndruar në BE është rritur me dy pikë përqindje në vetëm një vit ndërsa në Francë është rritur me tre pikë.

be

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë