Ankimon transferimin, Prokurori Shkëlqim Hajdari i drejtohet Gjykatës

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari ka ankimuar vendimin për transferimin e tij në prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër. Prokurori Shkëlqim Hajdari deklaroi për mediat se ankimimin në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, e ka dorëzuar ditën e martë. Vendimi për transferimin e Hajdarit në Shkodër, u mor në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve në 10 dhjetor të vitit që shkoi. Aktualisht, Hajdari ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0