Vetëm 30 metra larg nga pedonalja kryesore e Fierit, por në rrugën “Ismet Dertliu” në lagjen “Liri”, nuk ka ndriçim, mbizotëron balta dhe gropat. 300 familje detyrohen të kalojnë në këtë segment rreth 1 km të gjatë.

Banorët thonë se prej të paktën 20 vitesh, nuk është vënë dorë për përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa shtojnë se nëse nuk ndërhyhet do të nisin protestat. I kontaktuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi siguron se ka një projekt për këtë zonë, që do të konkretizohet brenda vitit.