TIRANE - Në një letër të gjatë dërguar dekanit të ri të fakultetit të Mjekësisë, rektorit Dhori Kule dhe ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, studentët e fakultetit të Mjekësisë u kërkojnë këtyre autoritete të ndërhyjnë për të siguruar cilësi të përgatitjes së tyre si mjekë të ardhshëm. Të rinjtë e organizatës "Almedicus", përfaqësuesit e studentëve në Këshillin e Fakultetit të Mjekësisë dhe përfaqësuesit e Këshillit Studentor të FM, kanë kërkuar reformë urgjente për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Pika e parë për ta është disiplina në orët e mësimit, pasi në shumë raste pedagogët nuk iu vijnë fare të bëjnë mësim. "Ka departamente në të cilat ende nuk bëhet asnjë orë seminari apo praktike përgjatë gjithë ciklit (në rastet e lëndëve klinike).Profesorët nuk bëjnë mësim. Në më të shumtën e rasteve ata janë të angazhuar me punët e tyre apo me pacientët. Edhe nëse bëhet, nuk respektohen oraret e caktuara duke u zhvilluar me orare të kufizuara prej 15-30 minutash. Kërkohet më shumë disiplinë dhe angazhim nga ana e trupës pedagogjike. Puna me studentët është e nënvlerësuar dhe e neglizhuar totalisht. Profesorët tanë ushtrojnë profesionin e tyre si mjekë në QSUT dhe në klinika të tjera private. Gjithashtu përveç se në fakultetin e Mjekësisë ata japin mësim edhe në fakultete të tjera mjekësore private. Përkushtimi që ata tregojnë ndaj studentëve të shtetit lë shumë për të dëshiruar në krahasim me studentët në universitetet private", - thonë të rinjtë në kërkesën e tyre që ua kanë dërguar autoriteteve më të larta të arsimit në vend.
Ndërkohë që të rinjtë ankohen edhe për mënyrën se si organizohet ora e mësimit, që i ngjan më tepër një gare se kush mban mend më mirë ata që janë shkruar në libër dhe nuk angazhohen në trajtimin e rasteve konkrete klinike. "Koncepti i organizimit të mësimdhënies duhet të ndryshojë rrënjësisht. Forma interaktive e të mësuarit në bazë të problemit është mënyra e re dhe sfiduese sot në botë në kuadrin e edukimit mjekësor. Kjo metodë bazohet në aplikimin e njohurive teorike dhe aftësive gjykueseve të studentëve në zgjidhjen e problemeve klinike (ashtu siç do të përballet realisht në të ardhmen e tij si mjek) dhe jo më në riprodhimin teorik të informacionit të marrë", - argumentojnë të rinjtë kërkesat e tyre
LIBRAT
Një ndër problemet më të mëdha të fakultetit të Mjekësisë, mbeten librat. Studentët kanë bërë një listë të lëndëve, të cilat kanë probleme serioze të tekstit me të cilin ata mësojnë. Gjithmonë nëse ai ekziston. Pasi në shumë raste, nuk kanë libra fare dhe i marrin me shënime apo fotokopje, herë të tjera teksti mund të jetë botim i viteve '70-'80, ndërsa ka edhe nga ata botime të reja, ku jo vetëm nxënësit nuk marrin vesh se cili është koncepti por ata thonë se janë përkthyer në internet me "google translate' dhe vetëm u është bërë një redaktim sipërfaqësor.
(ek/im/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com