Ankohet Greqia: Tekstet shkollore
të Shqipërisë, të papranueshme
Zëvendës ministri i Jashtëm grek, Gianis Amanatidis, në një interpelancë në Parlamentin grek është përgjigjur në lidhje me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik, duke e konsideruar të papranueshme përmbajtjen e tyre.
Zëvendës ministri i Jashtëm grek, Gianis Amanatidis, në një interpelancë në Parlamentin grek është përgjigjur në lidhje me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik, duke e konsideruar të papranueshme përmbajtjen e tyre.
“Shqipëria është anëtare e UNESCO-s dhe e Këshillit të Europës. Por politika arsimore e saj, që po e zbaton këtu, nuk përputhet me vlerat bazë. Domethënë me tolerancën, mirëkuptimin e përbashkët dhe shmangien e ripërsëritjes së steriotipeve negative. Ruajtja e këtyre pjesëve të papranueshme dhe fyese për vendin tonë në kapitullin “Zonat shqiptare në Greqi”, për fat të keq na tregon se ende shteti shqiptar është i mbërthyer nga koncepte anakronike, etnike dhe mega-ideatike, që në radhë të parë i shkaktojnë dëm vetë Shqipërisë”, ka deklaruar Amanatidis.
Sipas zv/ministrit grek, pala shqiptare ishte zotuar në shkurt të këtij viti, në takimin e tretë të komisioneve dypalëshe, për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e librave shkollorë nga “përcaktimet irredentiste” apo “përmbajtjet me frymë nacionaliste”, se do të rishqyrtonte problemin në një mbledhje në muajin maj, e cila nuk u bë për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri.
Për librat në fjalë është pyetur nga shtypi grek edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, në ministerialin e Selanikut. “Këto harta para një viti ua tregoja gjithë kolegëve të mi në Këshillin për çështjet evropiane. Pra, pozicioni im është bërë publik para një viti kur kam thënë se këto harta janë të papranueshme për të dhënat evropiane. Sidoqoftë, ne kemi ndërmarrë hapa që atëherë. Diskutojmë për çështjet e librave me shqiptarët, ka një grup të përbashkët ku ne kemi bërë progres të madh dhe shpresojmë se për një vit do të kemi përfunduar të gjithë librat shkollorë. Kanë mbetur vetëm dy libra të klasës së tretë gjimnaz dhe në lice”, ka thënë Kotzias.
Pretendimi i zyrtarëve grekë është se në komisionet dypalëshe është rënë dakord që Greqia të heqë nga libri i historisë çështjen dhe pavarësinë e Vorio Epirit, kusht që është plotësuar. Ndërsa Shqipëria, siç theksojnë burime pranë Ministrisë së Jashtme greke, ende nuk ka hequr hartat, sipas saj, irredentiste dhe “historinë inekzistente” të saj kundër Greqisë./ TCH
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.3%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54%
Vota total: 6312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
5 Gusht, 21:50
-
Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit
5 Gusht, 21:36
-
'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve
5 Gusht, 21:33
-
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut
5 Gusht, 21:20
-
Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)
5 Gusht, 21:00
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Shkupi i 'shpëton' një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! E ndërrojnë në moment të fundit
5 Gusht, 20:19