Ankorohet në portin e Durrësit fregata ‘Aconit’ e Marinës Franceze, stërvitje me Forcat Detare Shqiptare

Fregata ‘Aconit’ e Marinës Franceze është ankoruar në Portine  Durërsit ku do të ketë një ndalesë disaditore. Kjo fregatë është vendosur në Mesdheun qendror si pjesë e misioneve të prezencës së rregullt të anijeve luftarake franceze në këtë zonë detare dhe veçanërisht në detin Adriatik.

Patrulla Aconit i mundëson Francës të përvetësojë njohuri të pavarura për zonën, të kontribuojë në sigurinë e qasjeve detare në Evropë dhe të afirmojë kujdesin që tregon Franca për sigurimin e lirisë së qarkullimit detar dhe ajror.

Në këtë kontekst Fregata ‘Aconit’ zhvillon disa seanca të përbashkëta stërvitore me partnerët e NATO-s gjatë gjithë misionit të saj. Këtu, bashkëpunimi me Shqipërinë zë një vend të veçantë, që synon njohjen e ndërsjellë dhe ndërveprimin mes marinës franceze dhe asaj shqiptare, në shërbim të stabilitetit të rajonit.

Gjatë kësaj ndalese, ekuipazhi i Aconit do të bashkëpunojë me marinarët shqiptarë me qëllim shkëmbimin e ekspertizës dhe njohurive midis partnerëve të bregut të Mesdheut, veçanërisht në fushat e operacioneve policore në det, të përpjekjeve kundër avarive dhe të zhytjes ushtarake. Këto shkëmbime do të bëjnë të mundur edhe përgatitjen për periudhën e stërvitjes së ndërsjellë në det që do të zhvillohet ditën e largimit të Aconit nga Durrësi, së bashku me një mjet të marinës shqiptare.

Fregata Aconit ka filluar shërbim aktiv në vitin 1999, dhe është një nga pesë fregatat e tipit La Fayette të Forcës së Veprimit Detar. Si një anije luftarake e fshehtë dhe polivalente, Aconit mund të kryejë veçanërisht misione të mbikëqyrjes detare, të zbulimit, të vendosjen në gatishmëri të forcave speciale ose të integrohet në një Task Force në një zonë krize.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?