SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili prej një viti përndiqte A.M., duke i shkaktuar ankth dhe frikë.
Nga hetimet intensive të kryera, nisur nga denoncimi që ka bërë e reja për Aljon Pashon është bërë e mundur edhe kapja e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë
Policia ka arrestuar shtetasin Aljon Pasho, 30 vjeç, banues në Sarandë.
Nga hetimet intensive të kryera mbështetur në kallëzimin e bërë nga shtetësia A.M, shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Sarandës.
Sipas kallëzimit të shtetases A.M, prej rreth 1 viti përndiqej nga shtetasi A.Pasho duke i shkaktuar ankth dhe frikë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Përndjekja", neni 121/a i Kodit Penal.
/Shqiptarja.comKomente

