Ankth për Skënderbeun, ndeshja
me Vllazninë dyshohet e trukua

Ankth për Skënderbeun, ndeshja<br />me Vllazninë dyshohet e trukua
Kampionët në fuqi, Skënderbeu, duket se do të përballet me jo pak probleme, pas fitores dramatike me Vllazninë 4:3 në minutën e fundit të takimit. 

Menjëherë pas ndeshjes nuk munguan zërat se ndeshja ka qenë e trukuar. Madje klubi i Vllaznisë përjashtoi mbrojtësin malazez Cucmil i cili shkaktoi penalltinë në minutën e 94 të takimit, pas një prekje të topit me dorë. 

Latifi mori përgjegjësinë e 11 metërshit, duke shënuar golin e fitores për korçarët. 

Por, ka qenë Kompania e Monitorimit të Basteve Federbet, ka publikuar një status ku bën të ditur se në adresë të tyre kanë mbërritur shumë mesazhe për ndeshjen Skënderbeu – Vllaznia, ku ngrihen dyshime për një fiksim rezultati. 

federbet
(Njoftimi i Federbet për dyshimet në ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia)

Kjo kompani bën të ditur se do të hetoj këtë takim por ndërkohë kërkojnë dhe ndihmë për t’u dërguar informacion mbi bastet e dyshimta apo dhe lëvizjet e koefiçentëve.

Me fitoren dramatike në minutat e fundit, Skënderbeu qëndron vetëm një pikë larg kryesuesve të Kukësit dhe Partizanit, duke mbetur kështu në garën për titullin kampion të shtatë radhazi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje