Presidenti Bajram Begaj ka takuar ditën e sotme, artisten italiane me origjinë shqiptare me famë botërore, Anna Oxa dhe dy fëmijët e saj që morën nënshtetësinë shqiptare.

“Ditë e veçantë sot në Presidencë me shqiptaren nga rrënja e Shqipërisë, Kruja, artisten italiane me famë botërore, Ana Oxa dhe familjen e saj. Në çdo fjalë ajo përcjell si muzikë dashurinë për Shqipërinë, amanet që po trashëgon”, shkruan Presidenti i cili ka shpërndarë pamje nga takimi mes tyre.

Pjesëmarrës në këtë takim ka qenë edhe moderatori Ardit Gjebrea.


Lajmi kryesor:

Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës