Annan “i tronditur dhe i neveritur”
nga masakra e radhës në Siri

Annan “i tronditur dhe i neveritur” <br />nga masakra e radhës në Siri
I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan, ka thënë se është "i tronditur dhe i neveritur" nga njoftimet për vrasje masive në fshatin sirian Tremseh. Nëse numri i të vdekurve në Tremseh konfirmohet, do të jetë ndër ngjarjet më të përgjakshme në konfliktin Sirian, është shprehur Annan.

Aktivistët sirianë thonë se ushtria dhe rezervistë proqeveritar, të enjten gjatë një sulmi me tanke dhe helikopterë, vranë 200 njerëz në fshatin Tremseh të krahinës Hama.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana deklaroi të premten: "Mediat në bashkëpunim me bandat e etura për gjak të terroristëve të armatosur masakruan banorët e fshatit Tremseh për të ndikuar në opinionin publik kundër Sirisë dhe popullit saj, me qëllim që të provokojnë ndërhyrjen ushtarake të ndërkombëtarve”.

Deri tani, një video e postuar në internet ka treguar më pak se 20 viktima në Tremseh, të gjithë të rinj.
Por vëzhguesit e OKB-së kanë vërtetuar se forcat qeveritare kanë përdorur tanke, artileri dhe helikopterë.

Zoti Annan ka akuzuar qeverinë e presidentit Assad për shkelje të planit të tij gjashtë-pikash të paqes.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën