NJU JORK – I dërguari i posaçëm i OKB-së Kofi Annan i tha Këshillit të Sigurimit se në Siri po vazhdon të shënohet një nivel i papranueshëm i dhunës, pavarësisht një armëpushimi të hyrë në fuqi që më 12 prill.
Në takimin me dyer të mbyllura Annan ka thënë se është ‘i alarmuar’ nga rritja e episodeve të dhunës në qytetet siriane pas vizitave të vëzhguesve të OKB, raporton BBC.
Annan tha se situata e përgjithshme është “krejt në kundërshtim me vullnetin e komunitetit ndërkombëtar”.
Aktivistët thanë se 38 persona humbën jetën dje, kryesisht në Homs. Kofi Annan veçoi rastin e Hama, ku aktivistët thanë se ushtria qëlloi mbi manifestuesit e paarmatosur. Annan tha se “nëse verifikohet si i vërtetë ky rast, do të ishte totalisht i papranueshëm dhe i dënueshëm”.
OKB po bëhet gati të dërgojë 300 vëzhgues në Siri, duke përforcuar grupin e vogël të dërguar në fillim të misionit vëzhgues.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com