Aktorja e njohur Anne Hathaway ka rrëfyer për “Hollywood Reporter” se dëshiron të bëhet nënë sa më shpejt të jetë e mundur, por pa hequr dorë nga karriera e saj.

“Shpresoj të bëhem nënë dhe të gjej një ekuilibër mes të pasurit një jetë vërtetë të lumtur shtëpie dhe të plotësimit të karrierës”,-është shprehur Hathaway.

Kohët e fundit ajo është lidhur në martesë me aktorin Adam Shulman duke u shprehur gjithnjë e lumtur për jetën në çift.

Realizimi më i fundit kinematografik i Hathaway është “Les Miserables”, ku luan rolin e Fantinës.

(xh.k/shqiptarja.com)