Anonymous kërcënon ISIS:
Do t’iu zhdukim nga interneti

Anonymous kërcënon ISIS:<br />Do t’iu zhdukim nga interneti
Grupi i hakerave Anonymous i ka shpallur “luftë absolute” grupit islamik radikal ISIS, duke u zotuar t’i zhdukë nga interneti.

Premtimin e ka bërë një pjestar i Anonymous, nëpërmjet një videoje të bërë publike “online”.

‘Specialistët e internetit’ e kanë kërkënuar ISIS që prej sulmit ndaj “Charlie Hebdo” në fillim të vitit 2015. Ata kanë shtuar përpjekjet për të goditur ISIS "online" pas sulmeve në Paris. Dhe tani, pasi ISIS morri përsipër autorësinë e sulmeve terroriste në Bruksel, Anonymous premton një valë të re sulmesh kibernetike.

Referuar videos së Anonymous, grupi ka premtuar të mbajë “të hakuar faqet online të pjesëtarëve të ISIS dhe të mbyllë llogaritë e tyre në Twitter”.

Pjestari i Anonymous pohon se ata kanë qenë të suksesshëm në sulmet ndaj llogarive të militantëve të ISIS në Twitter dhe kanaleve të tjera të komunikimit dhe propagandës së tyre online.

“Ne do ti godasim sërish... ne do të mbrojmë të drejtat e e lirisë dhe tolerancës”, shprehet anëtari i Anonymous në video, i cili ka mbuluar fytyrën me maskën karakteristike.

Anonymous ka nisur fushata të emëruara ”OpISIS” në vazhdën e sulmeve terroriste në Paris dhe më pas në Bruksel. Por, grupi është kritikuar herë pas here se ka treguar optimizëm të tepruar në lidhje me metodat që përdorin pë të luftuar ISIS, që kanë tendencë për të sulmuar dhe mbyllur thjesht llogaritë në Twitter të militantëve islamikë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false