Sala kthehet në biennale ndërkohë që ka qenë më parë atje si pjesë e pavionit shqiptar në vitin 1999 dhe që ka fituar cmimin e Artistëve të rinj në 2001 me Uomoduomo.
I lindur në Tiranë në 1974, Sala ka studiuar fillimisht në Akademinë shqiptare të Arteve, përpara se të niste studimet në Shkollën kombëtare të Arteve figurative në Paris në 1996 dhe më në fund ka lëvizur në Le Fresnoy in Tourcoing deri në 2000, bën të ditur agjencia AMA (Art Media Agency).
Në Shqipëri, Anri Sala njihet si një ndër miqtë dhe shokët e ngushtë të Edi Ramës, kryetar i Partisë Socialiste. Shumë prej aktiviteteve kulturore në Bashkinë e Tiranës dhe ministrinë e Kulturës kur ajo drejtohej nga Rama, kanë qenë edhe aktivitete të përbashkëta mes Ramës dhe Salës. ah/Shqiptarja.com/