ROMË - Agjencia italiane e lajmeve Ansa i dedikon dy lajme të njëpasnjëshme situatës zgjedhore në Shqipëri. Në shkrim thuhet se opozita e qendrës së majtë shqiptare, e drejtuar nga Edi Rama, është 13 pikë më lart në avantazh krahasuar me mazhorancën e qendrës së djathtë me kryeministrin në ikje, Sali Berisha: e bën të ditur exit poll-i i parë.
 
Sipas Ansa-s, koalicioni i Ramës ka kapur nga 52 deri në 56 për qind krahasuar me një mbështetje deri në 39 deri në 43 për qind në favor të qendrës së djathtë.
 
Ndërkohë theksohet se rezultatet përfundimtare vijnë të hënën. Nëse rezultati do të konfirmohet, do të jetë një ndryshim për politikën shqiptare pas 8 vjet qeverisjeje të së djathtës.
 
Nuk lihet pa evdentuar se një mbështetës i të majtës është vrarë me të shtëna pranë një selie në Laç në veri dhe është plagosur edhe një kandidat i Berishës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)