ANSA: Shqipëri, lideri socialist
Rama: Kemi fituar thellë

ANSA: Shqipëri, lideri socialist<br />Rama: Kemi fituar thellë
ROMË (ITALI) - Agjencia italiane e lajmeve, Ansa i ka dedikuar një shkrim zgjedhjeve në Shqipëri dhe tendencës për fitore të së majtës, drejtuar nga lideri i saj, Edi Rama, duke e vendosur madje në krye të rubrikës: Europe.

''Kemi fituar thellë'': ka deklaruar lideri i opozitës së qendrës së majtë, Edi Rama pas të dhënave të para paraprake, që dëshmojnë një avantazh të dukshëm të koalicionit, që ai udhëheq.
 
''Është një fitore ende më e thellë nga çfarë duket'', ka thënë Rama në një konferencë për shtyp. Ndërsa janë shqyrtuar 25% të votave, qendra e majtë shfaqet përpara me një diferencë prej 16 pikësh krahasuar me kundërshtarin e qendrës së djathtë të kryeministrit në ikje, Sali Berisha.

Me këto të dhëna, koalicioni i Ramës ka arritur rreth 82 vende nga 140 në Parlamentin shqiptar. Qendra e djathtë është në avantazh në 10 nga 12 zonat zgjedhore, në balotazh në një tjetër.  Vetëm një është fituar nga qendra e djathtë.

Lideri socialist i ka drejtuar një thirrje Berishës që të bashkëpunojë për të mbyllur procesin në respekt të standardeve të procesit: ''Pavarësisht se kush ka fituar apo humbur, kemi detyrën e përbashkët të garantojmë që të fitojë gjithë Shqipëria', ka thënë Rama, sipas të cilit ky është moment që vendi të heqë peshën e zgjedhjeve të trukuara në të shkuarën.

Marrë nga ANSA

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën