TIRANE- I konceptuar si udhëtimi më i ri artistik nga jugu në veri, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë këtë fundjavë në Teatrin e Operës dhe Baletit një mbrëmje që prej kohësh ka munguar. Ata pak kërcimtarë që i kanë mbetur ansamblit do të ngjisin në skenë baladat, kabatë dhe vallet e viteve 1920, për të vijuar me elementët më të rinj të folklorit shqiptar.
Nën drejtimin e mjeshtrit të valleve, Rexhep Çeliku, solistët e Ansamblit do të përcjellin edhe materialet më të mira të konceptuara nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës. Ky event nuk është i fundit i këtij sezoni artistik për ansamblin e valleve dhe këngëve popullore, sepse së shpejti nis rikonstruktimi i Teatrit të Operës dhe Baletit.
Ansambl i Valleve dhe Këngëve Popullore ngjitet në skenë në Teatrin e Operës dhe Baletit mbrëmjen e së enjtes, më 21 maj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com