FOTO/Ansambli Tirana në Festivalin Folklorik Kombëtar që do mbahet në Gjirokastër

FOTO/Ansambli Tirana në Festivalin Folklorik Kombëtar që do mbahet në Gjirokastër

Ansambli Folklorik “Tirana”, pjesë e Qendrës Kulturore Tirana – Teatri Metropol,  përfaqësues i Tiranës dhe Gjirokastrës në Festivalin Folklorik Kombëtar që zhvillohet në Gjirokastër nga datat 24 qershor – 1 korrik. 

Mbeten vetëm pak ditë që Ansambli Tirana, ky xhevahir i Tiranës, i përbërë nga artistë të rinj, do të përfaqësoj qarkun e Tiranës në skenën e madhe të Kalasë së Gjirokastrës në datën 26 qershor me fabulën “Rituali i jetës”, që flet për të gjitha proceset e jetës nga lindja në vdekje.

Ndërkaq, grupi i polifonisë së këtij ansambli do të përfaqësojë qarkun e Gjirokastrës me këngën lirike “Zërin nga gjyshërit e muarrëm” në datën 30 korrik. 

Ansambli Folklorik Tirana ky grupim artistësh të rinj ka në repertorin e tij një pjesë të rëndësishme nga valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, me valle nga Shqipëria e Mesme, valle nga Shqipëria e Jugut dhe valle nga Shqipëria e Veriut.

Këta artistë mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.  Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?