Antarët e NATO-s fillojnë patrullimet ajrore mbi Malin e Zi

Antarët e NATO-s fillojnë patrullimet ajrore mbi Malin e Zi

Patrullime ajrore mbi Malin e Zi

Aleatët e NATO-s, Italia dhe Greqia nga 5 qershori do të fillojnë patrullat ajrore të NATO-s mbi Malin e Zi, njoftoi Aleanca e Atlantikut.
“Meqenëse, Mali i Zi nuk ka avionë ushtarakë, aleatët do t’i ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore”, sipas njoftimit të NATO-s.

Sipas Brukselit , Mali i Zi jep kontributin e tij në sigurinë e përbashkët të Aleancës përmes dërgimit të ushtarëve në misionin për stërvitje të NATO-s, në Afganistan dhe një mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë.

“Në shenjë solidariteti mes aleatëve, Italia dhe Greqia do të ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Malit të Zi. Avionët italianë dhe grekë edhe më tej do të jenë me bazë në vendet e tyre amë dhe do të përdoren sipas nevojës ”, njoftoi NATO-ja.

Patrullimi ajror, nuk është një përgjigje e ndonjë kërcënimi specifik, por një siguri për anëtaret e NATO-s” , sipas njoftimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?