TIRANE- Kryeministri Berisha heq taksën për vendosjen e antenave të telekomunikacionit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri i kërkoi ministrit të Financave të bëjë gati ligjin për përjashtimin nga taksat kompanitë celulare për vendosjen e antenave të telekomunikacionit.

“Më sill me urgjencë ligjin antenat e komunikimit përjashtohen në vendosjen e tyre nga cdo lloj takse. Sepse japin shpërblimin disa herë më të madh. Vendosja e antenave nuk do të jetë subjekt tatimi as nga autoritetet vendore as qendrore, vetëm në rastet kur vendoset në toka private”- deklaroi Berisha. Ai akuzoi disa zyrtarë lokalë se po abuzojnë duke gjobitur me taksa të larta kompanitë celulare për vendosjen e antenave.

“Ka shpërthyer një histeri e autoriteteve lokale kundër antenave celulare. Ngaqë i gjykojnë se janë kompani të pasuri i vendosin taksa, dhe kryesisht ata që po zotohen se do heqin taksat”- tha Berisha

Sa të hyjë në fuqi ligji pushtetit vendor të heqë dorë se nuk keni të drejtë më të tatoni asnjë qindarkë antenat e transmetimit të telekomunikacionit në Shqipëri. Jemi të interesuar të zgjerojmë sa më shumë”

VONESAT NE PAGA PER SHKAK TE MOSPARAQITJES SE LISTAVE

Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se, nuk ka pasur mungesë fondesh për shpërndarje të rrogave dhe pensioneve në disa qytete të vendit, por vonesë të listë-pagesave.
“Ka pasur prej tyre që bërtitën ‘Eureka’ atë të cilën nuk e gjetën dot për më shumë se 6 vite me radhë dhe s`do ta gjejnë dot edhe për 8 vitet e ardhshme. Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë mungesë të asnjë lloj fondi. Ka patur një mosparaqitje të listëpagesave në kohën e duhur dhe rroga pa listëpagesën nuk mund të jepet”, theksoi Berisha.
Kryeministri iu referua edhe vonesave në disbursimin e invalidëve, të cilat i cilësoi si të papranueshme, por shtoi se kjo ka ardhur për dy arsye dhe se qeveria ka bërë maksimumin për ta.
“Invalidët kanë pasur vonesa të papranueshme, shkaku ka qënë sepse në përllogaritjen e faturës së energjisë ka pasur një abuzivitet të paparë dhe qeveria u detyrua ta përcaktojë atë mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë nga një studim i ERE, por ky studim është mbështetur edhe nga Banka Botërore. Gjithasht ka pasur edhe një lloj qëndrimi nga autoritetet vendore që nuk kanë qenë në lartësinë e duhuer për detyrën e tyre për shpërndarjen e kësaj ndihme”, tha Kryeministri.

(sg/shqiptarja.com)